Flash

Kokaina në Kosovë/7 të arrestuar, sekuestrohen mijëra para, armë e municione

Lapsi.al 18 May 2021
Kokaina në Kosovë/7 të arrestuar, sekuestrohen mijëra para,

Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e 400 kg kokainë në Lipjanë të Kosovës, në një kamion që kishte kaluar tranzit nga porti i Durrësit.

Policia ka arrestuar 7 persona, si dhe ka sekuestruar dy pistoleta, 50 fishekë, 25.925 euro, një makinë, 6 celularë, dy laptop, katër DVR dhe një Hard Disc.

 “Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.

Më tej thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI