Flash

PD publikon dokumentin denoncues: Në Berat 19 persona votuan 53 herë

Lapsi.al 17 May 2021
PD publikon dokumentin denoncues: Në Berat 19 persona votuan 53 herë

Partia Demokratike ka publikuar në rrjetet sociale një dokument duke pretenduar se nga të dhënat për votimet në Qarkun e Beratit, 19 persona kanë votuar plot 53 herë.

Sipas reagimit të PD, në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota.

"Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.

Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota.

Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve", shkruan Partia Demokratike në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI