Flash

Akuza e fortë e Bujar Nishanit: Basha, shërbëtori që i duhet Ramës

Lapsi.al 17 May 2021
Akuza e fortë e Bujar Nishanit: Basha, shërbëtori që i duhet

Ish presidenti Bujar Nishani i ka lënë zakonet e postit që ka pasur dhe i ka dhënë fund vetëpërmbajtjes. Sjellja dhe reagimi i Lulzim Bashës e ka nxjerrë edhe atë nga binarët. mënyra sesi lideri demokrat u përball me disfatën e 25 prillit dhe për më tepër mënyra anti demokratike se si ai po menaxhon rizgjedhjen e tij i kanë rritur tonet e ish kreut të shtetit. Sipas Nishanit, Basha përdor standarte të dyfishta, ai nuk respekton vendimarrjen e këshillit kombëtar dhe për të gjitha këto ai është njëiu që i shërben më së miri regjimit të Ramës.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës  

 

"Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë" ka shkruar Nishani në Facebook duke e akuzuar kreun e PD si një njeri që i intereson "veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve". Dhe kjo sipas ish kreut të shtetit është "shërbimi më i denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama".

Deklaratat e forta të kritikëve. Basha i hap rrugën garës fallco për kreun e PD

 

Nishani nuk ka harruar të kujtoi se vendimin absurd për tu rizgjedhur Basha e mori "në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI