Flash

Ftesa për t’u paraqitur në seancë/ Meta i kthen përgjigje Kuvendit për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij

Lapsi.al 18 May 2021
Ftesa për t’u paraqitur në seancë/ Meta i kthen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e tij,  Meta vë theksin se kërkesa nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.  Meta shprehet se Komision Hetimor, është ngritur në shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe Rregullores së Kuvendit, “si produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar". Sipas tij, kjo nismë është një formë hakmarrjeje.

Më tej, vijon duke sqaruar se “Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik”.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI