Flash

Festa abuzive në një hotel, ndërpritet nga Policia: në ditëlindjen e Lukakut, pikasen edhe tre zikaltër

Lapsi.al 13 May 2021
Festa abuzive në një hotel, ndërpritet nga Policia: në

Telashet po mbërrijnë për Inter. Karabinierët kanë ndërhynë mbrëmë në Milano, në një hotel në qendër, ku po zhvillohej ditëlindja e sulmuesit të zikaltërve Romelu Lukaku në një sallë eventesh. Lojtari ishte me 23 persona të tjerë, të cilët do të sanksionohen për shkelje të legjislacionit anti covid. Midis tyre edhe lojtarë të tjerë të Interit: Hakimi, Young dhe Perisic.

Episodi ndodhi rreth orës 3 të natës së kaluar dhe ushtarakët e Kompanisë Milano Duomo dhe Radiomobile Nucleo ndërhynë pas një raporti në numrin e emergjencës 112. Përveç Lukaku, 23 persona të tjerë janë identifikuar, duke përfshirë disa lojtarë të tjerë të Interit dhe menaxherin e restorantit të hotelit që organizoi ditëlindjen. Drejtori dhe të ftuarit - shpjegojnë karabinierët - do të sanksionohen për arsye të ndryshme për shkeljen e legjislacionit për ndalimin e Covid - 19.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI