Partia Socialiste vijon të ruajë kryesimin në Bashkinë e Vlorës. Deri më tani janë numëruar 238 kuti nga 445 në total dhe rezultatet nuk kanë pasur një ndryshim të dukshëm.
Pas PS-së me 29213 vota ose 57.33%, vjen Partia Demokratike me 16459 vota ose 32.30%. Ndërsa në vendin e tretë vihet re LSI me 3314 vota ose 6.50%.