Flash

“Kam hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD”/ Reagon Tom Doshi: Do mbroj emrin tim nga lakimi i pavend, arsyet e dorëheqjes

Lapsi.al 26 April 2021
“Kam hequr dorë nga mandati, por jo nga PSD”/ Reagon Tom Doshi:

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi i ka nisur një letër të gjithë anëtarëve të kësaj force politike, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Doshi sqaron se dorëheqja e tij nga mandati i deputetit, bëhet në mënyrë që të mbrojë emrin e tij nga cënimi i pavend që i është bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Lideri i PSD-së shton se ata që do e përfaqësojnë partinë e tij në parlament do të jenë gjithmonë të impenjuar për t’i shërbyer qytetarëve.

Kujtojmë që kryetari i PSD-së, Doshi dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit përmes një letre drejtuar KQZ-së.

"Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

• Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

• Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

• Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

• Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë." thuhet në letrën e Doshit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI