Flash

U votua dhe numërua elektronikisht, shpallet rezultati te njësia 10 në Tiranë

Lapsi.al 26 April 2021
U votua dhe numërua elektronikisht, shpallet rezultati te njësia 10

Partia Socialiste ka fituar në Njësinë 10 në kryeqytet ku për herë të parë u votua elektronikisht. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qenë në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ 40. Celibashi tha se as KQZ nuk është njohur më herët me të dhëna dhe logimi është për herë të parë. Gjatë natës është kryer importimi për KZAZ 40.

Rezultatet janë shfaqur live për opinionin publik dhe janë si vijon:

PS 6007 vota

PD 4550 vota

LSI 628 vota

PSD 208 vota

Boiken Abazi 179 vota

Në këtë njësi kandidati më i votuar ka qenë Fatmir Xhafaj, pasi kryeson me 2795 vota. Shumë vota ka marrë edhe kandidati i Partisë Demokratike Agron Shehaj. Partia Demokratike ka marrë 1200 vota më shumë se në 2017. Partia Socialiste bie me 200 vota.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI