Policia ka arrestuar autorin që plagosi me thikë efektivin në qendrën e votimit në Fushë-Arrëz. 32-vjeçari Mikel Lleshaj plagosi me thikë policin Gëzim Osmanaj. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhet gjatë mbylljes së procesit të votimit. Lleshaj ka plagosur efektivin teksa ai kishte ardhur për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore.
Milek Lleshaj është një person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes.