Flash

Basha optimist për rezultatin: Fitorja e Aleancës për ndryshim është e padiskutueshme

Lapsi.al 26 April 2021
Basha optimist për rezultatin: Fitorja e Aleancës për ndryshim

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet optimist për rezultatin final të zgjedhjeve. Sipas tij, Partia Socialiste ka vendosur që të numërohen fillimisht kutitë që favorizojnë atë.

"Së pari, dua të falenderojë të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin non stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë.

Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kjo, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votimeve të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votimeve për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim. Ky është fillimi pas kutive që shpresonin ti kishin bastion, ku qartësisht janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrës, Përmetit, ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që i kishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin. Çfarë është e rëndësishme tani është që atat që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, t'i lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër. Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo  numëruesi dhe çdo komisioneri është vazhdoni punën sipas ligjit  me përgjegjësi, me seriozitet. Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t'i takojë çdo shqiptari", shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI