Flash

Luljeta Bozo thirrje vajzave e grave: Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë, ju ftoj të gjithave të votojmë për PS

Lapsi.al 16 April 2021
Luljeta Bozo thirrje vajzave e grave: Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, Luljeta Bozo, foli sot në takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama, me gratë dhe vajzat në kryeqytet. Bozo ka vlerësuar angazhimin e kësaj force politike, sipas saj për atë që është bërë për gratë dhe vajzat. Në takimin elektoral, Bozo tha se PS bëri të mundur përfaqësim më të lartë të grave në Kuvend si dhe qeveri. Duke renditur kështu kontributin e madh të kësaj force politike, Bozo ka ftuar të gjitha gratë e vajzat të votojnë PS-në.

“Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”, tha Bozo.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI