Flash

Pa Rashford e Saka, Southagte bën gati katërshen që pushoi me San Marinon

Lapsi.al 28 March 2021
Pa Rashford e Saka, Southagte bën gati katërshen që pushoi me San

Harry Kane, Declan Rice, Harry Maguire e Luke Shaw ishin mes emrave që u lanë në pankinë kur Anglia shpartalloi San Marinon. Të katërt do të jenë në fushë kundër Shqipërisë, në Air Albania sot pasdite. Anglezët e konsiderojnë ndeshjen në Shqipëri shumë më të fortë se ajo kundër San Marinos, por kjo nuk i ka hequr bindjen se mund të marrin një fitore komode.

Gareth Southgate ka një potencial në mesfushë që mund ta vendosë në siklet për të zgjedhur, por tekniku nuk mund të bëjë pa Mason Mount, apo Phil Foden. Ai që mund të rifitojë një vend në formacionin titullar është Jude Bellingham, ndërsa Jesse Lingard shpreson për një tjetër shans, pasi bëri gjithcka përvec se shënoi në Wembley.

Dy mungesat e mëdha të Tre Luanëve janë Marcus Rashford i Manchester United, që nuk arriti të rikuperojë, pavarësisht se tentoi deri në fund. Edhe Bukayo Saka, pasi humbi ndeshjen me San Marinon, nuk do të jetë i gatshëm për Southgate, që gjithësesi nuk është nga ata që mund të shqetësohen për kaq.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Pope; Trippier, Maguire, Stones, Shaw; Rice, Mount, Foden; Lingard, Kane, Sterling

SKUADRA E PLOTË E ANGLISË

Portierë: Dean Henderson (Manchester United), Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Nick Pope (Burnley)

Mbrojtës: Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton Wanderers), Eric Dier (Tottenham Hotspur), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Atletico Madrid), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Phil Foden (Manchester City), Jesse Lingard (West Ham United, loan from Manchester United), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Prowse (Southampton)

Sulmues: Dominic Calvert-Lewin (Everton), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City), Ollie Watkins (Aston Villa)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI