Flash

Video/ "Do tia bëjmë jetën të vështirë Anglisë": Berisha është gati për sfidën dhe tregon ata që e trembin

Lapsi.al 27 March 2021
Video/ "Do tia bëjmë jetën të vështirë

Një ndeshje me Anglinë, nuk është se rastis gjithnjë, gati 20 vjet pas herës së fundit, Tre Luanët zbresin në Tiranë në kërkim të vendit të parë në Grupin I, vend që për momentin duhet ta ndajnë me Shqipërinë. E megjithë vështirësitë për tu përballur me një prej kombëtareve më kualitative në Europë, Etrit Berisha është gati për sfidën: “Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtarët që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këte ndeshje. Luajnë në kampionatet më të fortë në botë, Kane dhe Sterling janë dy lojtarë që kanë patur shumë prezenca në Angli dhe janë dy më të rrezikshmit”, vlerësoi Berisha

Për Berishën, pikërisht fakti se përballen me një prej kombëtareve më të mira të kontinentit, largon presionin nga kuqezinjtë, duke e bërë skuadrën që të luajë më rrjedhshëm: “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë mbi ne, jo aq sa ndeshjet e tjera si ndaj kundërshtarëve direkt. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë që të dalim edhe me pikë”, përfundoi portieri i kombëtares shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=iY6CIbinS7s&t=1s

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI