Flash

Nuk luan nga 10 janari, Dybala synon kthimin në derbi: makthi po merr fund

Lapsi.al 27 March 2021
Nuk luan nga 10 janari, Dybala synon kthimin në derbi: makthi po merr fund

Dhimbja në gjurin e majtë, që e ka mbajtur atë larg fushave që nga 10 janari i kaluar, në ndeshjen në shtëpi të Juves kundër Sassuolos, nuk e mundon më. Në Continassa, ku Andrea Pirlo aktualisht po trajnon një grup të vogël pa lojtarët e kombëtareve, Paulo Dybala vazhdon të punojë shumë për t'u rikthyer në dispozicion të trajnerit të Juventusit. Kohët janë të pakta, por sulmuesi argjentinas do të përpiqet tia dalë që të paktën të ulet në stol në derbin kundër Torinos kur kampionati të rifillojë pas pushimit.

"Unë vazhdoj të stërvitem dhe mezi pres të kthehem së bashku me shokët e mi të skuadrës pas pushimit. Ne jemi Juventus", shkruajti Dybala disa ditë më parë në profilin e tij në Instagram. Joya po gjen përsëri buzëqeshjen, pas një periudhe të trazuar: dy javë pauzë janë kthyer në muaj për shkak të një dëmtimi të shkallës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë.

Dy konsultime, fillimisht në Barcelonë nga Profesor Cugat, pastaj nga një specialist i mirënjohur në Innsbruck, siç zbuloi drejtori i Juventusit, Fabio Paratici. E kjo në 27 shkurt. Një muaj tjetër ka kaluar, por tani ka filluar numërimi mprapsht i kthimit të Dybala: synimi është kundër Torinos, si për të kënaqur tifozët e Juventusit, të cilët kurrë nuk kanë ndalur së mbështeturi argjentinasin dhe të cilët në mediat sociale gjithmonë kanë kontestuar dhe ende kontestojnë largimin e tij të mundshëm. Juve ka nevojë për të më shumë se kurrë në garën për një vend në Champions League dhe për fitimin e Kupës së Italisë.

Për derbin Pirlo mund të rigjejë edhe Alex Sandron, që ka humbur ndeshjen me Benevento për një problem muskular.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI