Flash

"Arbitri ishte i turpëruar, kërkoi ndjesë": Fernando Santos tregoi bisedën me njeriun që i hoqi fitoren

Lapsi.al 28 March 2021
"Arbitri ishte i turpëruar, kërkoi ndjesë": Fernando

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, është munduar të shpjegojë episodin që tensionoi gjithë luzitanët, pas barazimit 2-2 me Serbinë. Tekniku i portugezëve i rrëfeu shtypit bisedën e bërë me arbitrin e ndeshjes Makkelie, pas gabimit të hollandezit që nuk vlerësoi një gol të Cristiano Ronaldos kundër Serbisë, duke i hequr fitoren nga duart Portugalisë. "Arbitri më kërkoi falje kur ai erdhi të më shihte në dhomën e zhveshjes - tha trajneri portugez -. Ai më tha se ishte në siklet. Në fushë ai më kishte premtuar se do të rishikonte imazhet dhe nëse do të gabonte, ai do të vinte të kërkonte falje. Dhe kështu bëri".

https://www.youtube.com/watch?v=RYa2NWNQOdg&t=10s

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI