Flash

Floriana Garo shfaqet pёr herё tё parё si zёdhёnёse e fushatёs sё PD-sё: Edi Rama në 8 vite vetëm ka dështua. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit

Lapsi.al 10 March 2021
Floriana Garo shfaqet pёr herё tё parё si zёdhёnёse e fushatёs sё

Partia Demokratike deklaroi sot se pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndryshim. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së PD Floriana Garo tha se Edi Rama në 8 vite vetëm ka dështuar dhe se ai ёshtё problemi i Shqipёrisё. Sipas saj, lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresёs dhe e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr qytetarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Pas 8 vitesh dёshtim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn, Tё gjithё Shqiptarёt e dinё tashmё. Nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim. Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bёj as nёse merr dhe 4 vite tё tjera. Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses, Shqipёria dёshtoi sepse kishte ngecur me Edi Ramёn. Ёshtё koha pёr njё ndryshim. Vendi ynё ka nevojё pёr ndryshim, Tё gjithё ju e dini kёtё gjё. Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё. Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim. Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju. Tё ndryshojё Shqipёrinё . Tё ndryshojё jetёt tuaja. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju. Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё. Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh. Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё!

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI