Flash

Rama i përmendi faqoren e rakisë/ Dash Shehi: Nuk do merrem me drogën, ai është degjenerim!

Lapsi.al 10 March 2021
Rama i përmendi faqoren e rakisë/ Dash Shehi: Nuk do merrem me

Kryeministri Rama e ironizoi pak më parë kreun e LZHK-së Dashamir Shehi për raportin e tij me pijen. Kreun e LZHK-së ka deklaruar se nga deklaratat e fundit të kryeministrit Rama nuk ndihet i bullizuar, po sipas tij kjo është një reklamë që i bëhet.

Shehi në një intervistë të dhënë këtë të mërkurë për “News24”, shprehet se nuk ndjehet i turpëruar se ka pirë me shokët e tij dhe se sulmet e kryeministrit tregojnë frikën nga humbja.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/Rama-per-Dash-Shehin.mp4"][/video]

“Nuk, as ndjehem i bullizuar, po më bën reklamë të madhe ky. Do ia di për faleminderit. Marioneta të Ramës. Nga të gjithë, shumë mirë dhe ia them ekipit socialist që për foto z.Rama ka kryefoton, është pa brekë burrë e grua. Kjo është hera e fundit, sepse z.Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën. Nuk po merremi.

Ia thashë, nuk do merremi me drogën e Ramës. Me nudizmin e Ramës, brekushet, atletet. Kjo është e fundit. Nuk merremi me jetën personale të degjeneruar të Ramës. As instruktor, as gallataxhi, por është kryeministër.

Duhet të përgjigjet për paratë, 4 miliardë nëpër PPP që qeverisë i duhen. çfarë i ka dhënë bujqësisë shqiptare, të na përgjigjet për këtë punë. Shqiptarët na votojnë, daç le të votojnë dasmën qesharake që thotë ai, daç atë serioziteti të tij. Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mend të shkojë të votojë.

Le të flasi për faqoret e Shehit. Ky ka tribunën me veglat qore, dhe budallaçkat që ka. Shqipëria ka nevojë për gjëra serioze. çfarë ka bërë për 8 vite, çfarë ofrojmë ne. Le të thotë faqore, unë kam 30 vite në politikë. Kam fytyrën time, imazhin tim, defektet e mia. Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi. Nuk jam asnjë cen në politikë që të turpërohem. Jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver 30 vite më parë.

Rama nga një aventurier aty, luan me miliardat. Po bënë këtë dallim shqiptarët, le të merret Rama me kë të dojë. Nga sot e tutje nuk i përgjigjem fare. Nuk shkoj ta atakoj. I kërkoj falje që e kam sulmuar për drogën e jetën e degjeneruar. Do i kërkoj përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse është krimi në këtë nivel, pse na lënë tek dera e BE, pse kemi marrë rrugët e Arabisë dhe Turqisë, e jo Gjermanisë e Francës. Ka përfunduar në shtegun Lindor. Duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve.

Kështu që unë, do i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na votojnë mënyrën masive, do i përgjigjem dhe po lufton opozitën dhe mua, unë prej inatit të atij do mbledh me mijëra vota dhe ta shohim në parlamentin e ri si do flasë për faqore. I ftoj qytetarët e Tiranës të bëhen të ndërgjegjshëm. 4 vite e shtyu me timon, 4 vite me tepsi. 4 vite tani me faqoren timë, pulat e Dukës. Të përgjigjet për 8 vite drogë. Le të rrotullohet me fotot e mia, se dal ndonjëherë dhe i pashëm”, është shprehur Shehi.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI