Flash

Shqipëria humb 9 vende në lirinë ekonomike, Presidenti Meta reagon ashpër

Lapsi.al 10 March 2021
Shqipëria humb 9 vende në lirinë ekonomike, Presidenti Meta

Humbjen e 9 vendeve në renditjen për lirinë ekonomike të Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, Ilir Meta e quan rrëshqitje të frikshme.

Lexo më tej: Shqipëria hapa pas në liritë ekonomike, Kosova kalon para 

"Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente ç’kapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte." - shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i quan zgjedhjet e 25 prillit referendum, një mundësi për të nxjerrë nga 'intubimi', siç thotë ai, lirinë ekonomike. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI