Flash

Dritan Abazoviç kërcënon serbët: Gati të iki nga qeveria e Malit të Zi

Lapsi.al 9 March 2021
Dritan Abazoviç kërcënon serbët: Gati të iki nga

Përplasje e fortë politike në Mal të Zi ku duket se po afron një krizë qeveritare. Në kohën kur NATO dhe Perëndimi po akuzon qeverinë serbe se në vend të antikorrupsionit, po ja kthen vendin influencës ruse, ka ardhur një zhvillim shumë i fortë.

Deputetët e Partisë së Dritan Abazoviçit, “E Bardha në të Zezë”, koalicioni Ura i kanë dërguar një kërkesë parlamentit të Malit të Zi, ku bën të ditur se ky grup parlamentar nuk është i gatshëm të votojë ligjin për pronat e Kishës Ortodokse Serbe, qëndrim që pritet të sjellë përplasje të mëdha në koalicion.

Siç bën të ditur ‘Antena M’, një media malazeze që kundërshton qeverinë proserbe, në dokument thuhet se ligji “Për Fetë” rrezikon të ardhmen evropiane të Malit të Zi. Qëndrimi i Abazoviç vë në dyshim mazhorancën aktuale qeverisëse që drejtohet nga kryeministri Zdravko Krivokapiç. Qëndrimi mbahet në kulmin e fushatës elektorale për bashkinë e Nikshiqit, që është kthyer në një lloj “beteje”.

Analisti i njohur, Janush Bugajski, në një analizë që u botua në disa gazeta të Ballkanit, shkruante se tashmë NATO ka ndaluar së ofruari informacione sekrete agjencive të zbulimit të Malit të Zi, që janë të mbushura me njerëz të Moskës.

Njëri prej tyre, Milan Knezeviç, siç bën të ditur ‘Sputnik’, ka paralajmëruar një përplasje të madhe civile në vend. Situata është vërtetë e tensionuar, edhe për faktin se më shumë sepse koalicionit qeveritar, më shumë se agjenda anti-establishment, i intereson zgjerimi i influencës serbe në Mal të Zi. Mediat malazeze po i japin një hapësirë të gjerë edhe stërvitjes amerikane që do të zhvillohet në Shqipëri. /Express

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI