Flash

VIDEO/ "Nuk shkon mor plak" Rama ia ngeci Veliajt përgjegjësinë për Bushatin, Majkon dhe Xhafajn

Lapsi.al 9 March 2021
VIDEO/ "Nuk shkon mor plak" Rama ia ngeci Veliajt

Edi Rama mohoi kategorikisht që renditja që iu servir Majkos dhe Xhafajt poshtë listës apo eleminimi i Ditmir Bushatit, nuk ishte hakmarrja e ftohtë për kundërshtitë dhe përplasjet që ka pasur me ta për qeverisjen. Ai dha disa arsye të tjera për vendimet që kishte marrë, duke thënë se ishte krejt indiferent për çfarë thoshte njëri apo tjetri në media. Rama tha se emrat tradicionalë të partisë duhej të testoheshin dhe të merrnin vota sepse "partia nuk ishte stendë ku të qëndronin vazot antike".

Por si të mos mjaftonin këto, ia kaloi përgjegjësinë për hartimin e listave drejtuesit e qarqeve, në këtë rast ErionVeliajt.

Lexo edhe:  “Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës

Kreu i socialistëve citoi Erion Veliajn, që i kishte thënë se "Nuk shkon kjo mor plak" kur diskutohej për të hequr njërin apo tjetrin nga lista. Ndiqni videon më poshtë:

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/Rama-tregon-veton-e-Veliajt-per-listat.mp4"][/video]

Në fakt, një komunikim i tillë i Veliajt me Ramën edhe mund të hahej, nëse vetë kryeministri nuk do ta kishte keqtrajtuar publikisht kryebashkiakun e Tiranës. Si për shembull, kur e ka urdhëruar të lyejë shkallët e një pallati, ose të shkojë të gjejë lopët e humbura të banorëve të ndonjë fshati, episode që tregojnë se një "veto" e tillë nga Veliaj për çështjen e listave as mund të imagjinohet.

https://lapsi.al/2019/12/02/video-si-e-pushkatoi-edi-rama-erion-veliajn-duhet-ti-lyesh-shkallet-e-baneses-ti-personalisht/

 

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

Vetëvrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 47-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në ven...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI