Flash

Alket Hyseni tërhiqet nga gara në Vlorë, Rama: Kush nuk do, s'ka problem

Lapsi.al 9 March 2021
Alket Hyseni tërhiqet nga gara në Vlorë, Rama: Kush nuk do,

Alket Hyseni është tërhequr nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deputeti i Partisë Socialiste ishte pozicionuar në vendin e 11 në listën e kandidatëve për Qarkun e Vlorës.

Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama i pyetur nga Euronews Albania pranoi faktin se kishte një kandidat të pakënaqur pa dhënë më shumë detaje.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pranoi, pa i përmendur emrin, se kishte dijeni për pakënaqësinë e një kandidati për sa i përket renditjes në lista.

“Kam dijeni për një rast... mbrëmë vonë, të vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur se nuk duhet të ishte dhe që thoshte unë do të bëj gjithçka, por s’dua të jem në këtë pozicion [...] më thanë çfarë të bëjmë?! Thashë ‘kush nuk do... s’ka problem [të ikë]’, fatmirësisht s’jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë,” – komentoi Rama.

Qarku i Vlorës ka 12 mandate dhe emri i Hysenit ishte i parafundit. Kjo duket se ka sjellë pakënaqësi nga ana e tij duke bërë që më pas të tërheqë kandidaturën.

Të këshilluara

Vetëvrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 47-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në ven...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI