Flash

Eksperimenti/ 1300 persona kërcyen në klubin e famshëm të Amsterdamit

Lapsi.al 9 March 2021
Eksperimenti/ 1300 persona kërcyen në klubin e famshëm të

Rreth 1300 persona që kërcejnë dhe pinë brenda një klubi nate. Ajo që u organizua të shtunën në Amsterdam nuk është një grumbullim i njerëzve që injorojnë masat anti-Covid, por një eksperiment për të marrë të dhëna të dobishme për rihapjen e sigurt.

Në “Ziggo Dome”, një nga klubet më të mëdha në Holandë dhe Europë, ndjehej jeta si në epokën para-Covid. Për këtë mbrëmje rezervuan mbi 100 mijë njerëz ndërsa biletat 15 euroshe u shitën brenda pak minutash.

1300 vullnetarët e zgjedhur për eksperimentin u testuan të gjithë gjatë hyrjes dhe u ndanë në pesë grupe, ndërsa rregulla të ndryshme iu imponuan secilit grup.

Covid, Amsterdam: perché lo studio sui contagi si fa in discoteca - newsby

Ky aktivitet u organizua nga Ruud Verdaasdonk, një studiues në Universitetin e Twente: “Ne ofruam një përgatitje fluoreshente që mund të pihet si një birrë. Kur njerëzit këndojnë dhe bërtasin, pikat e lëshuara mund të dalin në distancë”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Gjatë mbrëmjes, e para nga tetë të planifikuara në Holandë, përveç spërklave, u vlerësuan edhe parametra të tjerë dhe të gjitha lëvizjet u zbuluan përmes një sensori që arrin të vendosë kontaktet e bëra nga secili vullnetar.

Nga analiza e të dhënave do të jetë e mundur të merren informacione të dobishme për rikuperimin e ngjarjeve madhore në siguri të plotë.

Amsterdam, si balla in discoteca senza distanza. Ma è un esperimento  scientifico sul Covid - la Repubblica

Amsterdam, arena Ziggo Dome, studio contagio Covid-19 - SoundsblogRikthehet kërcimi në disko në Amsterdam, eksperimenti i parë për rihapjen –  A2 CNN

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI