Flash

Detajet/ Të lidhur me "Sacra Corona Unita", vlonjatët që trafikuan 7 ton marijuanë në Itali

Lapsi.al 9 March 2021
Detajet/ Të lidhur me "Sacra Corona Unita", vlonjatët

Dalin detaje të reja nga operacioni që zhvilloi policia italiane në goditjen e një rrjetit të trafikut ndërkombëtar të dorgës që niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Itali e Gjermani. Gjithsej u lëshuan 55 urdhër arreste, por 20 do të qëndrrojnë në arrest me burg. Nga këta 15 janë italianë dhe 14 janë shqiptarë.

Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se grupi kishte marrë dakordësinë e “Sacra Corona Unita” për të shpërndarë drigë në Italinë e veriut. Hetimet u zhvilluan nga prokuroria e Genova e cila ka ngritur akuzat e krijimit të organizatës kriminale që synon trafikimin e drogës, ndalimin dhe tregtimin, zhvatjen dhe mbajtjen e armëve të paligjshme.

Sipas karabinierëve grupi transporti nga brigjet e Vlorës rreth 7 ton drogë në disa vite duke përfshirë hashash, marijuanë dhe kokainë. Për të transportuar drogën nga Shqipëria, veçanërisht marihuanën, ata përdorën motobarka "transoqeanike", me motorë me 500 kuaj fuqi, të drejtuar nga kontrabandistë të aftë të mafias Sacra Corona Unita.

Më pas droga ruhej në Pulia dhe Molise për t'u ngarkuar në furgonë dhe për t'u dërguar në Romë nga ku u nisej për në Italinë Veriore, Francë dhe Gjermani. Dyshohet se 8 nga personat e shpallur në kërkim janë arratisur në Spanjë.

Operacioni i koduar "Tetori i Kuq" filloi në vitin 2016 kur një furgon me 38 kilogram marijuanë dhe disa fletëpalosje me kërkesa që kishin të bënin me trafikun e drogës u ndalua në Rapallo. Nga ai moment, falë zhvillimeve të mëvonshme hetimore, ishte e mundur të identifikohej një organizatë e degëzuar me origjinë shqiptare. 5 persona u arrestuan ne Vlore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

Vetëvrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 47-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në ven...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI