Flash

Musa Ulqini flet pas lënies jashtë listave/ Falënderon të gjithë, por jo Edi Ramën

Lapsi.al 9 March 2021
Musa Ulqini flet pas lënies jashtë listave/ Falënderon të

Musa Ulqini ishte ndër 20 deputetët që nuk u rikandiduan për deputetë në Partinë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Në një reagim të gjatë që ka bërë në rrjetet sociale, Ulqini flet për Dumrenë, zonën e tij elektorale në qarkun e Elbasanit, falënderon bashkëpunëtorët, por në asnjë moment nuk përmend Edi Ramën. Ai u zëvendësua nga Shkëlqim Bullari, një sipërmarrës i cili doli nga programi i Partisë Socialiste, “Deputeti që duam”.

Deklarata e Ulqinit

Të nderuar miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj. Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘24 maji’ në qytet. Përplasja me armë ka ndodhur një kon...

18:59

Vetëvrasje me armë zjarri në Tiranë

Një 47-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në ven...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI