Flash

Reagon PD: E vërteta e lajmit për dorëheqjen e Bujar Leskajt në Vlorë

Lapsi.al 9 March 2021
Reagon PD: E vërteta e lajmit për dorëheqjen e Bujar Leskajt

Mbrëmjen e kësaj të hëne ka pasur një mbledhje të kryesisë dhe kandidatëve për deputetë të qarkut të Vlorës.

Në disa media qarkulloi lajmi se për shkak të debateve në mbledhje ka dhënë dorëheqjen kreu i kësaj liste Bujar Leskaj, por kjo mohohet nga Partia Demokratike.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë” – thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Dorëheqjen e Leskajt e mohoi edhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa që ishte e pranishme në mbledhje dhe që ndodhet e dyta në listën e deputetëve. Zhupa u tha medieve se ka pasur diskutime, por nuk bëhet fjalë për dorëheqje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI