Flash

Kryetari i CDU-së: Zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme

Lapsi.al 10 March 2021
Kryetari i CDU-së: Zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira

Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet, i pranishëm në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, deklaroi se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Laschet tha se kjo çështje pengon Shqipërinë në modernizimin e saj.

“I dashur Lulzim Basha! E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per këtë duhet te behet diçka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune.”, pohoi ai.

Sipas zyrtarit gjerman, zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Nëse situata do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.”, tha Laschet.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI