Flash

Batuta epike e Conte: “Gjysëm kampionati në xhep? Për momentin kam vetëm 40 euro”

Lapsi.al 9 March 2021
Batuta epike e Conte: “Gjysëm kampionati në xhep? Për

Fitorja në betejën kundër Atalantës konsolidoi kryesimin e Inter në +6 nga ndjekësit e drejtpërdrejtë: "U kthyem në +6 dhe nuk ishte e lehtë për të luajtur pasi e dinim se ndjekësit e drejtpërdrejtë kishin fituar - komentoi Conte për ndeshjen e fundit -. Kishte një presion të madh në këtë ndeshje dhe po luanim kundër një ekipi shumë të fortë që di të marrë pikë kundër ekipeve të mëdha, e i vështirë për t'u përballuar. Atalanta luajti me mençuri, sepse kishin frikë se ne dinim si ti bënim keq, kjo është arsyeja pse bënë më pak presing. Tre pike të rëndësishme që na lejojnë të shkëputemi prej tyre edhe në cështjen e titullit".

"Bëmë vetëm një goditje në kuadrat, por patëm disa shanse flagrante që nuk i finalizuam - vazhdoi trajneri i Interit. - Atalanta u bë e rrezikshme në goditjet e këndit, edhe ne shënuam kështu, ndërsa nuk arritëm të finalizonim nja dy situata të rëndësishme me Lukakun vetëm para portierit. Ishte një ndeshje shumë taktike, ata që luajnë kundër nesh gjithnjë vendosnin diçka më shumë në fushë dhe Atalanta për t'u përballur me ne ndryshoi mënyrën e tyre të lojës, duke hequr dorë nga pak agresivitet".

I pyetur nga gazetarët nëse tashmë me këtë fitore ka në xhep gjysmën e kampionatit, Conte i është përgjigjur me një batutë brilante: “Për momentin kam në xhep vetëm 40 euro”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI