Flash

Video/ Havertz i pandalshëm, Chelsea 'shtyp' Evertonin

Lapsi.al 8 March 2021
Video/ Havertz i pandalshëm, Chelsea 'shtyp' Evertonin

Video/ Havertz i pandalshëm, Chelsea 'shtyp' Evertonin

Në javën e 27 të Premier League Chelsea i Tuchel mposht 2-0 Everton të Carlo Ancelotti e mbron kështu vendin e katërt në renditje. Në minutën e 31’ Godfrey detyrohet të shkaktojë një autogol, në një goditje të Havertz, që në të 20’ e pjesës së dytë fiton pastaj penalltinë për dyfishimin e rezultatit nga Jorginho. Liverpulasit me një fitore do të kalonin në renditje Blues, por janë londinezët që marrin më të mirën nën kërcënimin e Toffees.

Misioni i parakalimit dështon për Everton, që bie përballë Chelsea dhe sheh vendin e katërt të largohet deri në +4. Pas një fillimi të dobët të lojës, pika e parë e kthesës vjen pas gjysëm ore lojë, kur Godfrey devijoi aksidentalisht topin në portën e tij, pas një goditje nga Havertz, duke i dhënë avantazhin Blues. Alonso pothuajse dyfishoi në fundin e pjesës së parë, por në këtë rast Pickford arriti të vinte dorën në kohën e duhur.

Pjesa e dytë është pa shumë ritëm e megjithatë Richarlison provoi të shqetësojë prapavijën blu, ndërsa arbitri anulloi një gol të Havertz për një prekje të topit me dorë. Në të 29 'Pickford detyrohet të pengojë Havertz duke shkaktuar një penallti, me të cilën Jorginho dyfishoi rezultatin. Ndërpritet në tre seria e fitoreve të Everton, me një humbje në transfertë që nuk ndodhte prej 9 takimesh, nga 1 nëntori në Neëcastle. Rezultati i dymbëdhjetë radhazi i dobishëm, ndërkohë, për Chelsea të Tuchel.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI