Flash

Video/ Juventus i katërti me një ndeshje më pak: Arthur e McKennie likuidojnë Bolonjën

Lapsi.al 24 January 2021
Video/ Juventus i katërti me një ndeshje më pak: Arthur e

Fitorja e dytë radhazi për Juventusin e Andrea Pirlos, pas asaj në Superkupë e tani bardhezinjtë kanë nisur të ngjajnë të frikshëm, duke qenë se kanë një ndeshje më pak të luajtur. Fiton edhe Verona, që i shkakton disfatën e dytë radhazi Napolit, ndërsa Genoa kalon minimalisht Cagliarin.

JUVENTUS - BOLOGNA 2-0

Juventus nuk gabon e përfiton nga hapat fals të Milan e Inter për të ngushtuar diferencën në klasifikim. Në javën e 19 të Serie A, skuadra e Pirlos mposhti 2-0 Bologna e, në pritje të rikuperimit me Napolin, ngjitet në kuotën e 36 pikëve (-7 nga Milan). Në Stadium u luajt një ndeshje me ritëm dhe plot emocione. Një e djathtë e Arthur (15') e devijuar nga Schouten zhbllokoi ndeshjen, pastaj kuqeblutë provuan të reagojnë por u përplasën tek pritjet e Szczesny e McKennie (71') mbylli ndeshjen me një goditje me kokë.

VERONA - NAPOLI 3-1

Goditja e dytë radhazi e tmerrshme në katër ditë për Napolin. Pas disfatës në Superkupë, vjen edhe humbja me Veronën. Në avantazh pas pak sekondash me Lozanon, të kaltrit humbën ritmin në mënyrë flagrante, duke u arritur në fillim nga goli i Dimarcos e pastaj u shtypën në planin fizik e edhe atë taktik nga vendasit që shënuan të dytin me të kudondodhurin Barak e mbyllën llogaritë me Zaccagnin, deri në atë moment krejtësisht jashtë loje.

GENOA - CAGLIARI 1-0

Genoa mbylli fazën e parë të Serie A me një fitore të cmuar për mbijetesën, duke mundur 1-0 Cagliari, ende pa pikë në 2021 e në humbjen e 6 radhazi. E vendosi ndeshjen në Marassi një gol i Destros që në minutën e 10', i shërbyer nga Strootman nuk bëri asnjë gabim. Sardët u zgjuan pas 25' minutash vërtetë të shëmtuara, por Joao Pedro (28') e Simeone (38') u përplasën tek një Perin i shkëlqyer, autor i dy mrekullive. Grifonet janë tashmë +4 nga e treta nga fundi, ndërsa pankina e Di Francescos luhatet.

ITALY - SERIE A

Juventus 2 - 0 Bologna

Genoa 1 - 0 Cagliari

Hellas Verona 3 - 1 SSC Napoli

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI