Flash

Shkatërroi Milanin, Gasperini nuk fshihet: "Superiorë në gjithcka"

Lapsi.al 24 January 2021
Shkatërroi Milanin, Gasperini nuk fshihet: "Superiorë në

"Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ofruam një nga paraqitjet më të mira të këtij cikli kundër të parës në tabelë. Gian Piero Gasperini duartroket Atalantën e tij, protagoniste e një fitore të madhe në San Siro kundër Milanit: "Ne ishim superiorë në gjithçka, është një kënaqësi e madhe - vazhdoi ai pas ndeshjes - Objektivi ynë? Duam të qëndrojmë në grupin e të parëve, është brenda mundësive tona edhe pse kundërshtarët tanë janë më të armatosur. Titulli? Nuk do arrini ta vendosni këtë fjalë në gojën time. Ne nuk duhet të fitojmë, por ne duam të fitojmë. Titulli nuk është qëllimi ynë".

Mbi protagonistin e mbrëmjes, Gasp nuk zbilancohet: "Ilicic ishte shumë i aftë, por kishte situata në të cilat mund të ishte edhe më i rrezikshëm dhe t'i shfrytëzonte ato më mirë. Megjithatë luajti një ndeshje të madhe si të gjithë të tjerët". Elozhe për mbrojtjen e udhëhequr nga Djimsiti: "Në mbrojtje kemi kthyer faqe prej disa javësh, pas ndeshjes kundër Liverpool. Kemi qenë gjithmonë efektivë, duke ndryshuar mënyrën e lojës duke presuar shumë më tepër dhe rezultatet janë të dukshme - vazhdoi ai - Ka kaluar pothuajse një vit nga ajo mbrëmje në San Siro ndaj Valencias, futbolli ka ndryshuar, por ne kemi arritur një siguri dhe një personalitet në lojën kundër ekipeve të mëdha që gjithmonë na vendos në një pozicion për të arritur rezultate".

"Sot jam një njeri i lumtur: bëj gjithçka që dua, futbolli për mua është gjëja më e rëndësishme, nuk them e jetës sepse është familja". Josip Ilicic, protagonist i fitores së Atalantës në Milano, ka folur për veten në fund të takimit pasi ka kapërcyer depresionin e lidhur me pandeminë, që e mbajti atë larg për disa muaj. "E kaluara është pas nesh. E përsëris: sot jam i lumtur. Shpresoj që ky moment i vështirë për të gjithë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI