Flash

Kupa Libertadores/ River i shkon pranë mrekullisë: Palmeiras në finale pas 20 vitesh

Lapsi.al 13 January 2021
Kupa Libertadores/ River i shkon pranë mrekullisë: Palmeiras në

Një mrekulli futbollistike thuajse e hedhur në erë. River Plate duhej të përmbyste 0-3 në shtëpi të pësuar në gjysmëfinalen e vajtjes, por në fund “Milionerët” vetëm kanë flirtuar me finalen. Argjentinasit kanë arritur të fitojnë në fushën e Palmeirasit në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Libertadores, por 0-2 në San Paolo nuk mjaftoi për të gjetur hapin për të vajtur në finalen e Ligës së Kampioneve të Amerikës së Jugut.

Janë të gjelbrit finalistët e parë të Kupës Libertadores, apo të aktivitetit madhor për klubet të Conmebol: për skuadrën braziliane bëhet fjalë për një kthim pas 20 vjetësh në këtë finale që nga hera e fundit që ka diskutuar këtë kompeticion.

Finalja do të luhet më 30 janar në “Maracana” në Rio de Zhaneiro. Emri i finalistes tjetër do të njihet mesnatën e së mërkurës pas përfundimit të takimit Santos – Boca Juniors. Ndeshja e parë e luajtur në “Bombonera” të Buenos-Aires ka përfunduar 0-0.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI