Flash

FOTO/ Duart e lira, me shenja të frikshme djegie: Grosjean 'harron' tmerrin e Sakhir

Lapsi.al 12 January 2021
FOTO/ Duart e lira, me shenja të frikshme djegie: Grosjean

Pak më shumë se gjashtë javë pas një prej incidenteve më dramatike të viteve të fundit, më 29 nëntor në Sakhir, Romain Grosjean mori për herë të parë nga mjekët që po e trajtojnë autorizimin për të kaluar një ditë të tërë pa mjekim mbi duart e djegura në zjarrin që përfshiu Haas-Ferrarin e tij. E për të treguar lumturinë e tij, piloti francez tregoi shkallën e dëmtimeve të tij përmes mediave sociale.

Romain Grosjean tani ishte në gjendje të kalonte të gjithë ditën pa fasha ose mjekime në duart e tij të djegura në Sakhir (sidomos e majta), në aksidentin që i dha fund karrierës së tij në formulën më të lartë, pas 181 Cmimesh të Mëdha. 34-vjeçari francez ka lajmëruar ndërkohë këtë javë për të tjera lajme: "Dita e parë tërësisht pa mjekime. Çfarë ndjenje e shkëlqyer! Është kaq e lehtë të harrosh se sa i përsosur është trupi ynë kur funksionon mirë. Tani le ta vendosim fashën për një natë para vizitës tjetër të kontrollit".

E ishte pikërisht pas "dritës së gjelbër" të kirurgut që Romain publikoi imazhet (mjaft ... elokuente) të duarve të tij më në fund të çliruar përfundimisht nga fashat dhe mjekimet, aq sa ai mund të përballonte edhe luksin e mbajtjes së maces së familjes Petrus! Një hap i bukur përpara në drejtim të kthimit në normalitet të plotë dhe në të njëjtën kohë një hap kryesor drejt kthimit të mundshëm në garë, edhe pse jo më në Formula Një.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI