Flash

Napoli me mbrojtjen 'copë': Gattuso humb edhe Manolas

Lapsi.al 12 January 2021
Napoli me mbrojtjen 'copë': Gattuso humb edhe Manolas

Lajme të këqija nga infermieria për Rino Gattuso. Napoli ka njoftuar se Kostas Manolas, i cili doli në pjesën e parë në ndeshjen kundër Udineses, ka pësuar një shkëputje të shkallës së parë të muskulit të djathtë të jashtëm, që do ta mbajë larg për të paktën 2 javë. Pak inkurajuese janë gjithashtu edhe të rejat që vijnë për Victor Osimhen: nigeriani është akoma pozitiv me Covid-19 dhe ndjen dhimbje në krah: mund të jetë në fushë jo përpara 20-30 ditëve.

Një problem i madh për Gattuson, i cili të dielën kundër Fiorentinës gjithashtu do të duhet të bëjë edhe pa Di Lorenzo të skualifikuar, në kohën kur dyshja Maksimovic-Rrahmani në daljet e fundit kanë evidentuar boshllëqe të dukshme. Koulibaly më në fund po shkon drejt kthimit në fushë dhe do të luajë një pjesë kundër Empolit në Kupën e Italisë, por është e sigurtë se nuk mund të jetë në 100%. Në sulm kundër Fiorentinës, do të kthehet në dispozicion Mertens, ndërsa Osimhen, që mungon nga nëntori, shpresohet të jetë përsëri në dispozicion më 31 janar kundër Parmës. Në hipotezën më të keqe, kthimi i ish-sulmuesit të Lille (i cili do t'i nënshtrohet një tamponi të ri të enjten) mund të shtyhet për në mes të shkurtit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI