Flash

Futbollisti më i vjetër i historisë rinovon: Miura do të luajë 54 vjeç dhe kërkon një rekord

Lapsi.al 11 January 2021
Futbollisti më i vjetër i historisë rinovon: Miura do të

Në moshën 54 vjeç, lojtari japonez i J-League Kazuyoshi Miura ka zgjatur kontratën e tij për të luajtur në atë që do të jetë efektivisht viti i tij i 36-të radhazi si një futbollist profesionist. Yokohama FC në fakt ka njoftuar se 'King Kazu' - si njihet në mabjentin futbollistik japonezi që ka luajtur edhe në Serie A - do të luajë një tjetër vit në kategorinë më të lartë japoneze, ku e ka vendosur tashmë rekordin për lojtarin më të moshuar në sezonin sapo përfundoi, në moshën 53 vjeç, 6 muaj dhe 28 ditë shtatorin e kaluar, duke luajtur ndeshjen e parë, nga katër të zhvilluara gjatë kampionatit ".

Sipas traditës, Miura - që do të veshë fanellën me numrin 11 - nënshkroi kontratën në 11:11 të mëngjesit të 11 janarit. "Aspiratat e mia dhe pasioni im për futbollin janë gjithnjë të mëdha," tha Miura, duke shtuar se ai synon të rrisë kontributin e tij duke marrë pjesë në më shumë ndeshje në kampionatin e ardhshëm.

Fokusi tani do të zhvendoset në rekordin e ardhshëm që do të ketë të bëjë me golin e shënuar nga lojtari më i vjetër në J-League, i cili aktualisht i takon Brazilian Zico, i shënuar në moshën 41 vjec dhe 3 muaj kur ai luajti në ekipin e Kashima Antlers në 1994. Miura do të mbushë 54 vjeç më 26 shkurt dhe në moshën e tij është futbollisti më i vjetër në historinë e futbollit profesionist.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI