Flash

Pirlo pa Dybala kundër Inter: argjentinasi do të mungojë për 20 ditë

Lapsi.al 11 January 2021
Pirlo pa Dybala kundër Inter: argjentinasi do të mungojë për

Andrea Pirlo nuk mund të ketë në dispozicion Paulo Dybala për tre javët e ardhshme. Ky është rezultati i ekzaminimeve të cilave iu nënshtrua sulmuesi argjentinas, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Sassuolo. "Paulo Dybala iu nënshtrua kontrolleve diagnostike në J|medical ku u zbulua një dëmtim i gradës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë, me kohë shërimi prej rreth 15/20 ditësh", thuhet në një deklaratë nga klubi i Juventusit.

Duke marrë përgjigjen nga kontrollet për Dybala, nga infermieria bardhezi vijnë lajme më pak shqetësuese për McKennie dhe Chiesa. "Testet të cilave u janë nënshtruar McKennie dhe Chiesa kanë përjashtuar dëmtimet dhe për këtë arsye gjendja e tyre do të vlerësohet nga dita në ditë", specifikon përsëri shënimi i Juventusit, që pasqyron edhe situatën në lidhje me bardhezinjtë e tjerë që dolën të dëmtuar nga fitorja kundër Sassuolos.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI