Flash

"Eriksen, shumë i mirë për ta merituar këtë": trajneri i Danimarkës kritikon ashpër Conten

Lapsi.al 11 January 2021
"Eriksen, shumë i mirë për ta merituar këtë":

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen 'Ekstra Bladet', trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand foli për situatën e vështirë tek Interin për Eriksen. "Christian me të vërtetë ka luajtur shumë pak në vitin 2020. Është vërtetë humbje cilësie ta shohësh atë ulur kaq shumë në stol. Ai është shumë i mirë për ta merituar këtë." Për mundësinë e largimit nga Interi: "Jam i bindur që ai do të marrë vendimet e duhura për të mirën e karrierës së tij".

Prezenca e lojtarit më të fortë dhe më të talentuar danez në Kampionatin Evropian në qershor nuk është në dyshim, por trajneri nuk fsheh shqetësimin për kohën e shkurtër në fushë të lejuar nga Conte. "Unë nuk jam aq i shqetësuar për lojtarët më të mirë," shtoi ai. "Por nëse arsyeton në optikën e një kohe të gjatë, mund të jetë shqetësuese për sa i përket ritmit të ndeshjes. As Christian dhe as të tjerët nuk mund të performojnë në nivelin e tyre më të lartë nëse nuk kanë ritmin e duhur të ndeshjes". Fjalë që do t’i bëjnë zhurmë në veshët e Antonio Conte.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI