Flash

Premier League: shtyhet ndeshja Aston Villa-Tottenham për Covid, Spurs megjithatë do të luajnë

Lapsi.al 11 January 2021
Premier League: shtyhet ndeshja Aston Villa-Tottenham për Covid, Spurs

Një tjetër ndeshje e Premier League është shtyrë për shkak të Covid-19, e është sërish i përfshirë Tottenham i José Mourinho. Ndeshja midis Aston Villa dhe Spurs, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, nuk do të luhet: Villans kanë kërkuar që të planifikojnë përsëri ndeshjen për shkak të një vatre të koronavirusit në qendrën e stërvitjes, që çoi në 14 raste pozitive javën e kaluar, nga të cilat dhjetë ishin lojtarë. Sidoqoftë, ekipi i Mourinho nuk do të mbetet pa luajtur, por do të rikuperojë derbin e Londrës kundër Fulham, i planifikuar fillimisht për 30 dhjetor, por i shtyrë pas shpërthimit të Covid mes kundërshtarëve. Si rezultat, ndeshja e Fulham kundër Chelsea të premten është shtyrë për të shtunën.

Vendimi për të shtyrë derbin kundër Fulham e kishte tërbuar Mourinhon. "Ndeshja në 18.00 ... Dhe ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë. Liga më e mirë në botë", shkruajti trajneri i Tottenham në Instagram përpara se të merrte njoftimin zyrtar. Pastaj Special One kishte rritur dozën: "Unë mendoj se ishte një gjë shumë joprofesionale të vendosje për të shtyrë ndeshjen, por kjo ndodhi".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI