Flash

Video/ FA Cup, modestët e League Two turpërojnë Leeds: kalojnë pa probleme City e Chelsea

Lapsi.al 10 January 2021
Video/ FA Cup, modestët e League Two turpërojnë Leeds:

Manchester City dhe Chelsea nuk bëjnë asnjë gabim dhe fluturojnë në raundin e katërt të FA Cup: Guardiola mundi 3-0 në shtëpi Birmingham, klubin e Championship, me Bernardo Silva (dygolësh) dhe Foden. Në të njëjtën kohë, në Stamford Bridge, Blues morën zvarrë 4-0 Morecambe, ekip i divizionit të katërt, me golat nga Mount, Werner, Hudson-Odoi dhe Havertz. Surpriza e ditës arrin në fushën e Craëley Town (League Two), që mundi 3-0 dhe eliminoi Leeds të Bielsa.

MANCHESTER CITY-BIRMINGHAM 3-0

Kupa FA gjithmonë ka ofruar histori të shkëlqyera dhe përjashtime të mëdha: ky nuk është rasti me ndeshjen Etihad, duke pasur parasysh që Manchester City mposhti 3-0 Birmingham, klubin e Championship, duke e mbyllur praktikën pas vetëm 45 minutash. Pas një çerek ore gjatë pjesës së parë, në fakt, Citiznes, pa Sterling dhe Aguero por me De Bruyne, Mahrez, Foden dhe Gabriel Jesus në fushë, kryesonin me dy gola falë dygolëshit të Bernardo Silva, në gol në minutën e 8' me një të majtë në trekëndësh dhe në të 15' me një të djathtë në zonë, në asistin e De Bruyne. I treti mbërriti pak pas gjysmë ore lojë me të majtën e Foden, ndërsa në pjesën e dytë pokeri i mundshëm i Mahrez anulohet për një offside milimetrik. Përfundoi sidoqoftë 3-0, me Manchester City që fluturon në raundin e katërt të FA Cup.

CHELSEA-MORECAMBE 4-0

Parashikimi respektohet edhe në Stamford Bridge, ku Chelsea likuidon Morecambe, ekipin e League Two, me një 4-0 të qartë. Blutë, në fushë me disa titullarë (Mount, Havertz, Ëerner dhe Ziyech) vendosën menjëherë në vështirësi klubin e divizionit të katërt, rezistenca e të cilit u thye në minutën e 18' në të djathtën nga jashtë zonës nga Mount, i cili gjeti këndin në të djathtë nga Halstead. Para pushimit, ekipi i Lampard dyfishoi: krosim i Ziyech, spond me kokë i Havertz dhe nga fare pranë Werner bëri 2-0. Ndeshja u mbyll katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë nga Hudson-Odoi, që shënoi pas asist të Ziyech. Ka kohë edhe për 4-0, në minutën e 85-të: krosimi i Azpilicueta nga e djathta dhe goditja me kokë e Havertz, që firmosi pokerin me të cilin Chelsea kapërceu raundin.

CRAWLEY TOWN-LEEDS 3-0

Arritjen e raundit në FA Cup e bën Crawley, ku vendasit, të gjashtët në League Two, mposhtën 3-0 një Leeds me pak titullarë (ndër të cilët Alioski). Pas një pjese të parë të bllokuar në 0-0, Marcelo Bielsa futi në fushë Harrison, Jenkins dhe Casey, por Craëley Toën, në harkun e tre minutave, shkoi në mënyrë të pabesueshme në 2-0: në minutën e 50', Tsaroulla zhbllokoi ndeshjen me një iniciativë të mrekullueshme personale, të përfunduar me një diagonale precize me të majtën, ndërsa në të 53’ Nadesan dyfishoi duke djegur Casilla në shtyllën e afërt. Leeds nuk arriti të kthejë rezultatin dhe madje pëson 3-0 me Tunnicliffe, i cili në minutën e 70-të mbylli historinë në zhvillimin e një goditje të lirë duke i dhuruar një ditë të paharrueshme Craëley Town.

ENGLAND - FA CUP

Barnsley 2 - 0 Tranmere Rovers

Bristol City 2 - 1 Portsmouth

Chelsea 4 - 0 Morecambe

Cheltenham Town 2 - 1 Mansfield Town

Crawley Town 3 - 0 Leeds United

Manchester City 3 - 0 Birmingham City

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI