Flash

FOTO/ 'Filomena', dëbora e Osasuna ndalojnë Real Madrid: polemika të Blacos që donin shtyrjen e takimit

Lapsi.al 10 January 2021
FOTO/ 'Filomena', dëbora e Osasuna ndalojnë Real Madrid:

Acari dhe dëbora, polemika mbi shtyrjen e mundshme e vështirësitë e zakonshme të këtij sezoni të çuditshëm për Blancos. E vështirë të vendosësh të gjithë këta faktorë në peshore, por thelbi është se Real Madrid vuajti shumë në shtëpinë e Osasuna, në një ndeshje jo spektakolare, me të dy skuadrat e bllokuara nga probleme të dukshme në nivel ofensiv. Përfundoi pa gola, për një 0-0 i cili është shumë i çmuar për ekipin nga Pamplona, i parafundit, por peshon si një gur për atë të Zidane, ndalesa e dytë radhazi kundër një skuadre të vogël pas atij në Elche më 30 dhjetorin e kaluar.

Stuhia "Filomena" që bllokoi Atletico Madrid-Athletic Bilbao ndikoi gjithashtu edhe në Navarra, kështu që era dhe dëbora e ngrirë ishin skenari i pazakontë i Osasuna-Real Madrid. Siç pritej, ishte skuadra vizituese që menaxhoi ritmin e lojës dhe zhvilloi veprimet më të "rrezikshme", por Blancos dhanë përshtypjen se kurrë nuk mund të ishin mjaftueshëm të rrezikshëm. Kushtet nuk e ndihmuan fare Zidane, që u përpoq në çdo mënyrë të ndryshonte përbërjen e skuadrës së tij, por rezultati nuk ndryshoi, edhe pse u shënuan dy gola, të anuluar me të drejtë për offside në pjesën e dytë.

Trajneri i Osasuna, Jagoba Arrasate përgatiti ndeshjen në një nivel thjesht mbrojtës dhe muri kuqeblu rezistoi mirë, me pak rrezik për portierin Herrera duke marrë parasysh fuqinë e Real. Kështu Madrid la dy pikë të tjera në rrugë, me Barcelonën tani vetëm tre pikë prapa. Ato që shqetësojnë, megjithatë, janë liderët: Atletico Madrid në fakt çon në +1 në renditjen kundër Blancos, por kanë luajtur tre ndeshje më pak. Për ekipin e Simeone, arratisja është afër.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI