Flash

Video/ Milan i rikthehet fitoreve, me VAR protagonist: më shumë se fitores, Pioli i gëzohet Ibrahimovic

Lapsi.al 9 January 2021
Video/ Milan i rikthehet fitoreve, me VAR protagonist: më shumë se

Kryesuesit rezistojnë fort. Tre pikë të tjera dhe nesër në drekë të gjithë para TV për të parë kush fiton mes Interit dhe Romës. Me Ibra dhe Calhanoglu fillimisht në stol, rikuperime të momentin e fundit dhe me Bennacer, Krunic dhe Rebic në tribunë, Pioli kundër paraardhësit të tij Marco Giampaolo mund të mbështetej vetëm te lojtarët më të rinj dhe përgjigjja ishte jashtëzakonisht ngushëlluese. Brahim Diaz dërgoi Rafael Leaon në zonë, e lojtari ishte spektakolar në vrap e sipër: pas 25 minutash dominimi absolut rezultati u zhbllokua. Pas 10 minutash Torino pësoi edhe të dytin me penalltinë e Kessie, që u akordua vetëm pas kontrollit me Var, pas kontaktit mes Belottit e Diaz.

Vetëm pas golit të dytë të Kessie, Torino mundi të reagojë, duke u organizuar më mirë në mesfushë, ku Lukic dhe Gojak vuajtën nga ritmi i kuqezinjve. Në këtë fazë, Toro nuk pati fat sepse goditja e lirë e Rodriguez goditi vetëm traversën, pastaj Milan u kthye për të kërcënuar kundërshtarin, me rastin më të mirë në këmbët e Kessie, që nuk kaloi dot Sirigun.

Nga 3-0 e humbur në mundësinë për 2-1, në mes është vetëm, pushimi. Në të 50’ Maresca tregoi penalltinë pas kontaktit mes Tonalit e Verdit. Maresca u thërrit për kontrollin e pamjeve nga kolegu i tij Guida, duke ndryshuar mendim. Për të besuarit e Giampaolos ishte një goditje e fortë nga e cila nuk e morën dot veten, ndërsa Pioli i gëzohet rishfaqjes në fushë të Ibrahimovic, ekzaktësisht në minutën e 84. Suedezi mungonte për shkak dëmtimi që nga 22 nëntori dhe e gjen skuadrën aty ku e kishte lënë, në vendin e parë.

ITALY - SERIE A

Benevento 1 - 4 Atalanta

Genoa 2 - 0 Bologna

AC Milan 2 - 0 Torino

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI