Flash

"Nuk dua asnjë lojtar": Conte harron merkaton, pas 2-2 me Romën

Lapsi.al 10 January 2021
"Nuk dua asnjë lojtar": Conte harron merkaton, pas 2-2 me

Nuk pati fitues në sfidën mes Romës e Inter, që përfundoi me një 2-2, ku askush nuk mbeti i kënaqur. Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin në të 17' me një goditje tokazi të Pellegrinit, por fillimi impresionues i pjesës së dytë nga zikaltrit përmbysi situatën falë golave të Skriniar (56') e Hakimi (63'). Tre minuta nga e 90' një goditje me kokë e Mancinit fiksoi përfundimisht rezultatin në barazim. Fonseca dështon të arrijë vendin e dytë, Conte zbret në - 3 nga kreu, që mbahet nga Milan.

"Harrojeni cështjen merkato për Inter sepse mua këtë më kanë thënë. Lexoj që dua atë apo këtë, por jepet gjithnjë mesazhi i gabuar. Nga gushti nuk ekziston folja dua, është vetëm folja punoj që e njoh shumë mirë". Antonio Conte është i qartë pas barazimit kundër Romës në Olimpico. Ashtu si kishte prirë Beppe Marotta, klubi zikaltër nuk do të futet në merkato. Të paktën kështu janë fjalët. "Këtë vit folja dua nuk ekziston, që të jeni të qartë. Që në gusht më është përcaktuar linja e klubit, Hakimin e morën në prill pastaj nuk blemë më asnjë tjetër. Nuk dua asnjë e punoj me lojtarët që kam në dispozicion. Ka difekte në këtë organikë, por do të vazhdojmë të luftojmë me këta".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI