Flash

Casillas injoron Milanin: “Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë vlerë”

Lapsi.al 10 January 2021
Casillas injoron Milanin: “Donnarumma duhet të luajë në
Për portierin e Milan Donnarumma gjërat janë ende të paqarta. Rinovimi me kuqezinjtë nuk po vjen, ndërsa të interesuar në merkato janë klub të rëndësishme. Ndoshta nga kjo situatë ka ardhur komenti befasues në Twitter, i publikuar nga Iker Casillas, në lidhje me të ardhmen e Donnarummas. “Sipas meje, Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë traditë. Gabimi im!! Milan ka një traditë. E kisha kuptimin, me më tepër vlerë në Europë në këtë moment. Natën e mirë të gjithëve!! Do shihemi nesër. Mund edhe të ndodhë….”. Të shumta kritikat e marrë në koment për ish-portierin e real Madrid e Spanjës, që ndoshta ka dashur ti tregojë rrugën për në Madrid portierit italian, por që ka harruar se ka injoruar një klub me 7 Champions në palmares.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI