Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e Edgar Davids si trajner i Olhanense, ekip që luan në Serinë C portugeze. Kundër Lusitano Evora, ekipi i tij nuk shkoi përtej 0-0, duke dështuar kështu për të mbajtur hapin me kryesuesit e grupit të Vitoria Setubal. Për më tepër, ish-mesfushori holandez u përjashtua në fund me karton të kuq pas një rrahje mes lojtarëve.
Kur luante në fushë, Davids nuk i mungointe kurrë vendosmëria, aq sa fitoi pseudonimin 'Pitbull'. Një karakter gjaknxehtë që e dallon dukshëm edhe në pankinë. Pas një sherri në fushë mes lojtarëve, gjyqtari vendosi të largonte ish-lojtarin e Ajax, Milan, Juventus, Barcelona, Inter dhe Tottenham, si përvec fantazistit Léléco. Vetëm një karton i verdhë për trajnerin e ekipit vendas José Bizarro. Shumë i bezdisur nga vendimi, Davids në fund të garës preferoi të mos bënte asnjë deklaratë.