Flash

Shitja/ Inter, nga kinezët tek anglezët: Bc Partners gati të marrin mazhorancën e klubit

Lapsi.al 12 January 2021
Shitja/ Inter, nga kinezët tek anglezët: Bc Partners gati të

Nga fjalët në vepra. Më shpejt sesa pritej. Bc Partners shumë shpejt mund të bëhet aksioneri i shumicës i Interit duke marrë shoqërinë nga Suning. Në ditët e kaluara, siç shpjegohet nga Il Messaggero, flitej për një hyrje të fondit londinez me një kuotë pakice, por kufizimet e reja, të forta, për investime në futboll të vendosura nga Kina, duket se kanë bindur Zhang Jindong, babai i Presidentit të Interit, Steven Zhang, për t'i dhënë lamtumirën e hershme Interit.

Shenjat janë dhe nuk janë të papërfillshme, duke filluar nga iniciativat e shumta të ngrira nga shoqëria në Via Liberazione dhe kujdesi i duhur tashmë i ndërmarrë nga BC Partners, fondi i kapitalit privat i drejtuar nga greku Nikos Stathopoulos.

Sipas asaj që bën të ditur Il Messagero, kompania kineze mund të mbetet në shoqëri me një maksimum prej 31% të Lion Rock Capital. Kompania financiare, e cila u bashkua me klubin dy vjet më parë, duke blerë aksione nga indoneziani Erick Thohir, me qendër mes Hong Kongut dhe Ishujve Kajman, do të kishte më pak vështirësi në lëvizjen e kapitalit jashtë nga Kina.

Sipas La Stampa, ndër të tjera, edhe dokumentet që shoqëruan vendosjen e bonos interiste prej 75 milion euro në fund të korrikut të kaluar, konfirmojnë vështirësitë e Zhangut të madh në menaxhimin ekonomik të Interit, një vështirësi e shkaktuar gjithmonë nga kufizimet e vendosura nga Qeveria kineze. Të gjitha çështjet kritike janë të nënvizuara mirë në seksionin kushtuar rreziqeve për investitorët dhe përfshihen në memorandumin e Jp Morgan, në linjat e të cilit shkruhet se "nëse futen kontrolle të mëtejshme mbi pronarët e bizneseve sportive jashtë vendit, Suning mund të shtyhet për të zvogëluar financimet për Interin ose të detyrohet të shesië Interin ".

Që nga ajo kohë, rreth gjashtë muaj më parë, Kina ka aplikuar një kufi mbi pagat prej tre milion bruto dhe një ndalim të përputhjes së emrit të pronësisë dhe ekipeve. Kështu, nga fjalët po kalohet te faktet. Dhe shitja e Interit mund të jetë papritur shumë afër.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI