Flash

Iffhs 'rrëzon' FIFA-n: Messi futbollisti i dekadës, Pirlo më i mirë se CR7

Lapsi.al 12 January 2021
Iffhs 'rrëzon' FIFA-n: Messi futbollisti i dekadës, Pirlo

Lionel Messi shumë më mirë se Cristiano Ronaldo (i 12-ti), por edhe Andrea Pirlo - tani trajneri i kampionit portugez - u vendos para CR7 në klasifikimin për "lojtarin më të mirë të dekadës" të hartuar nga Iffhs. Diego Simeone është zgjedhur trajneri më i mirë për klube i dekadës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Për të kompletuar podiumin e lojtarëve janë Iniesta dhe Modric, ndërsa pas Simeones u vendosën - sipas kritereve të Iffhs - Guardiola dhe Klopp.

Iffhs ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë të dekadës 2011-2020, duke marrë parasysh renditjen e çdo viti dhe duke caktuar një rezultat bazuar në pozicionin e secilit sezon. Fitues ishte Leo Messi, përpara ish-shokut të skuadrës Iniesta. Modric i treti, vetëm i 12-ti Cristiano Ronaldo, i kaluar edhe nga Pirlo, i 9-ti.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, fitues i çmimit vjetor për trajnerin për klube më të mirë në botë në 2016, në këtë dekadë ka arritur paraqitje të shkëlqyera me klubin e tij, Atletico de Madrid: 1 titull në Liga, 1 Copa del Rey , 1 Super Kupë Spanjolle, 2 Europa League, 2 Super Kupa UEFA dhe 2 herë finalist në finalet e UEFA Champions League. Rregullsia e tij gjatë viteve ka bërë diferencën në fitimin e Çmimit të Trajnerit të Dekadës 2011-2020.

KLASIFIKIMET

FUTBOLLISTI MË I MIRË:

Lionel MESSI Argjentina 174

Andres INIESTA Spanja 127

Luka MODRIC Kroacia 113

Kevin DE BRUYNE Belgjika 103

Toni KROOS Gjermania 90

Eden HAZARD Belgjika 77

NEYMAR Brazil 71

Mesut OZIL Gjermania 69

Andrea PIRLO Itali 63

Yaya TOURE Bregu i Fildishte 60

XAVI Spanja 55

Cristiano RONALDO Portugali 54

David SILVA Spanja 52

James RODRIGUEZ Kolumbi 42

Bastian SCHWEINSTEIGER Gjermani 40

Christian ERIKSEN Danimarka 38

Riyad MAHREZ Algjeri 38

Paul POGBA Franca 35

Thiago ALCANTARA Spanja 33

ISCO Spanja 25

TRAJNERI MË I MIRË:

Diego SIMEONE Argjentina 152

Josep GUARDIOLA Spanja 144

Jürgen KLOPP Gjermani 105

Jose MOURINHO Portugali 91

Maximiliano ALLEGRI Itali 77

Unaï EMERY Spanja 70

Zinedine ZIDANE Franca 59

Carlo ANCELOTTI Itali 57

Mauriccio POCHETTINO Argjentina 56

Marcelo GALLARDO Argjentina 56

Antonio CONTE Itali 53

Claudio RANIERI Itali 36

Alex FERGUSON Skoci 35

Luis ENRIQUE Spanja 35

Josef HEYNCKES Gjermani 34

Ernesto VALVERDE Spanja 26

Arsene WENGER Franca 25

Leonardo JARDIM Portugali 25

Jesse MARSH SHBA 22

Laurent BLANC Franca 21

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI