Flash

Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i ndalon Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lapsi.al 22 December 2020
Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i ndalon Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me ndalimin e personave të dënuar që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë ndikim te kandidimi në zgjedhje i liderit të kësaj partie, Albin Kurtit dhe anëtares së kryesisë, Albulena Haxhiut.

Në vendimin e 21 dhjetorit, Kushtetuesja tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të shkallës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Ai është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.

Kushtetuesja argumentoi se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pika 2 të këtij aktgjykimi ka ndërlidhur nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me nenin 70.3 të Kushtetutës së Republikës, pra me rastet e dënuara me një vit e më shumë burgim. Në rastin tonë, përkatësisht në rastin e z.Kurti dhe znj.Haxhiu, ata nuk kanë pasur dënime me burgim, por dënime me kusht, dhe dënimet me kusht nuk kanë efekte juridike, respektivisht pasoja juridike. Prandaj kryetari Kurti dhe anëtarja jonë e kryesisë, znj. Haxhiu nuk kanë asnjë ndalesë për të qenë pjesë e garës zgjedhore”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, shkruan REL.

Më 2018, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi ishin dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj e ka konsideruar si “hile të madhe” pjesën e vendimit të Kushtetuteses, ku thuhet se personave të dënuar brenda 3 vjetësh, u ndalohet kandidimi në zgjedhje.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Të këshilluara

Revolucioni i tretë i Volkswagen!

Çështja e transportit ndodhet në kulmin e tij të diskutimit. Herë mbi kostot ekologjike dhe herë mbi autonominë, që i përshtatet nevojave të individëve dhe oper...

11:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI