Konsulli i Republikës së Kosovës në Shqipëri është shakrkuar nga detyra. Vendimi për të shkarkuar Halim Krasniqin ka ardhur pas dekretit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani, që mban datën 25 nëntor. Mësohet se Krasniqi është shkarkuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj punonjësve në konsullatë.
Halim Krasniqi largohet kështu përfundimisht nga diplomacia.