Flash

Kosovë/ 264 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 viktima

Lapsi.al 21 December 2020
Kosovë/ 264 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 264 raste të reja infektimi me koronavirus në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se virusi i rëndë iu ka marrë jetën edhe 6 pacientëve, duke e çuar në 1262 numrin total të viktimave.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.

Me datën 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur tek disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome.

Duke marrë parasysh këtë situatë presupozohet se ky variant përhapet më shpejtë se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë. Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë së infeksionit.

Disa raste janë raportuar në Danimarkë, Holandë dhe sipas medieve edhe në Belgjikë.

Jemi duke përcjell me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend", shkruan IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI