Flash

Ambasada britanike reagon për ndalimin e aktivistëve në protesta: Të bëhen hetime të drejta

Lapsi.al 21 December 2020
Ambasada britanike reagon për ndalimin e aktivistëve në protesta:

Pas ndalimit të aktivistëve në një protestë të zhvilluar në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike, që bën thirrje për hetime të drejta sa u takon pretendimeve për përdorim të dhunës.

Ambasada Britanike, ndërsa shpërndan deklaratën e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, thotë: “Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës”.

Sjellim në vëmendje që komisionerja e KiE u shpreh se: “Reagimi ndaj pandemisë Covid-19 nuk u jep autoriteteve ‘kartë të bardhë’ për të përdorur forcë në pandemi”. Së fundmi ka pasur pretendime për dhunë policore edhe nga aktivistët për mbrojtjen e Teatrit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI