Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të policisë Xhulio Prela. Një nga të dyshuarit për vrasjen e Prelës, Nikollë Sherrniku është dorëzuar në polici më datë 19 dhjetor dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Vjehrri i tij, Astrit Gjoka mohon përfshirjen e dhëndërit në këtë ngjarje. Gjoka ka deklaruar se natën që ka ndodhur ngjarja, Sherrniku ka qenë në shtëpinë e tij.
“Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time”, tha vjehrri.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-22-at-10.41.15-2.mp4"][/video]